Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të cilët humbën jetën tragjikisht si pasojë e vërshimeve të mbrëmshme në Pejë.
Ferati, përmes një postimi në Facebook, tha se kjo komunë është e gatshme t’i ndihmojë qytetarët e Pejës, në çfarëdo forme që nevojitet.
“Ne jemi të gatshëm, në çdo formë dhe në çdo kohë, t’iu dalim në ndihmë qytetarëve të Pejës! Së bashku e ndajmë dhimbjen dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ademaj të cilët humbën tragjikisht dy anëtarë të familjes së tyre”, ka shkruar Ferati në Facebook.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
The post Istogu i gatshëm t’i dalë në ndihmë Pejës pas vërshimeve të mbrëmshme appeared first on Klan Kosova.





