Home > Uncategorized > Bagnaia në stilin e kampionit në Holandë.

Bagnaia në stilin e kampionit në Holandë.

//
/
Comments are Off

Startoi i dyti në Holandë por kampioni i botës Francesco Bagnaia nuk qëndroi gjatë të dielën në garën e Moto GP-së.

Që në start ai e tejkaloi bashkëvendësin italian Marco Bezzechi për ta marr vendin e parë përcjell klankosova.tv.

Prandaj ai nuk e lëshoi atë pozitë deri në fund duke udhëheq pjesën më të madhe në shtegun Assen dhe për të arrit te fitorja e 4-të këtë sezon.

Me këtë rast Bagnaia vetëm sa e ka forcuar pozitën e parë në renditjen e përgjithshme me 194 pikë 35 më shumë se Jorge Martin dhe 36 më shumë se Marco Bezzechi.

Ky i fundit me ekipin Mooney VR 46 e kaloi cakun në Holandë si i dyti.

Kurse treshen e mori jug afrikani Brad Binder.

Megjithatë këtij të fundit iu mohua podiumi për shkak të tejkalimit të limiteve të shtegut.

E kjo pozitë i takoi më pas spanjolli Aleix Espargaro.

The post Bagnaia në stilin e kampionit në Holandë. appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights