Lionel Messi i ka shënuar plot tre gola në një ndeshje miqësore.
Ai pati një paraqitje madhështore për Argjentinën kundër Newell’s Old Boys.
Miqësorja u luajt në qytetin e lindjes së Messit, Rosario, si një nderim për Maxi Rodriguez, i cili u pensionua nga futbolli.
Fituesi i shtatëfishtë i “Topit të artë” dhe Kupës së Botës, serinë e golave e nisi qysh nga minuta e katërt, nga goditja e lirë.
36-vjeçari golin e dytë e shënoi duke e paraboluar portierin.
Derisa të tretin e shënoi në mënyrë shumë mjeshtërore.
Ai e kontrolloi topin në gjoks brenda zonës së penalltisë, e duke qëlluar cakun.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
The post Messi shënoi hat-trick në ndeshjen miqësore (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.





