Home > Uncategorized > Tre zyrtarët policorë që u kidnapuan nga Serbia sot ishin për takim në Ministrinë e Brendshme

Tre zyrtarët policorë që u kidnapuan nga Serbia sot ishin për takim në Ministrinë e Brendshme

//
/
Comments are Off

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bashkë me menaxhmentin e Policisë së Kosovës, ka pritur sot në takim tre zyrtarët policorë kufitar Rifat Zeka,  Beqir Sefi dhe Mustafë Shema, të cilët ishin kidnapuar nga njësitet policore-ushtarake të Serbisë, brenda territorit të Kosovës, në kohën kur ata ishin në detyrë zyrtare.

Në njoftimin e MPB-së thuhet se gjendja e tyre shëndetësore fizike është relativisht e mirë por me vullnet të fortë dhe kurajë për të vazhduar detyrën në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.

Sveçla shprehi mbështetjen e të gjitha institucioneve të Kosovës duke theksuar përkushtimin që ky rast i paprecedentë i Serbisë të mos kalojë pa përgjegjësi.

“Ky rast i montuar ndaj pjesëtarëve të Policisë duhet të mbyllet pa kushte dhe në tërësi. Serbia duhet të gjykohet për agresionin e saj”, ka thënë Sveçla.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

The post Tre zyrtarët policorë që u kidnapuan nga Serbia sot ishin për takim në Ministrinë e Brendshme appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights