Komuna e Pejës ka kërkuar nga qytetarët që nesër t’i kufizojnë lëvizjet me vetura në rrugët e qytetit.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se kjo duhet të bëhet për shkak do të punohet në pastrimin dhe rregullimin e rrugëve që kanë mbetur të mbuluara nga balta për shkak të vërshimeve.
“Kërkojmë nga ju që nesër maksimalisht t’i kufizoni lëvizjet me vetura nëpër rrugët e qytetit të Pejës. Pas vërshimeve të ndodhura para dy ditësh, rrugët në qytet kanë mbetur të mbuluara nga balta dhe zhavorri”.
“Me qëllim të pastrimit të tyre, Komuna e Pejës do të angazhoj disa cisterna, e ku do të ndihmohet edhe nga Komunat e rajonit, Istogu, Deçani dhe Gjakova. Po ashtu për ndihmë na janë ofruar edhe shumë komuna tjera, për të cilën gjë ne ju jemi mirënjohës”.
“Andaj me qëllim të mos pengimit, mos dëmtimit eventual të veturave gjatë pastrimit të rrugëve dhe mos krijimit të tollovive në trafik, me mirëkuptim kërkojmë nga ju që maksimalisht të reduktoni lëvizjet me automjete nëpër rrugët në qytet”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
The post Komuna e Pejës kërkon nesër që të kufizohen lëvizjet me vetura në rrugë të qytetit appeared first on Klan Kosova.





