Home > Uncategorized > Lukashenko konfirmon se Prigozhin ka mbërritur në Bjellorusi

Lukashenko konfirmon se Prigozhin ka mbërritur në Bjellorusi

//
/
Comments are Off

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, konfirmoi të martën se Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar Wagner, ka mbërritur në Bjellorusi pas një rebelimi të armatosur jetëshkurtër në Rusi.

Mërgimi i Prigozhin në Bjellorusi ishte njoftuar nga Kremlini më herët si pjesë e marrëveshjes që i dha fund rebelimit, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Lukashenko të martën tha se Prigozhin është zhvendosur në Bjellorusi dhe ai dhe disa nga trupat e tij do të ishin të mirëpritur të qëndronin në vend “për ca kohë” me shpenzimet e tyre.

Lukashenko tha gjithashtu se rebelimi ishte rezultat i një prishje të marrëdhënieve midis Wagner dhe ushtrisë ruse.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

klankosova.tv

The post Lukashenko konfirmon se Prigozhin ka mbërritur në Bjellorusi appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights