Home > Uncategorized > Haradinaj uron besimtarët me rastin e Kurban Bajramit

Haradinaj uron besimtarët me rastin e Kurban Bajramit

//
/
Comments are Off

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me rastin e Kurban Bajramit ka të gjithë besimtarët myslimanë.

Haradinaj ka thënë se shqiptarët gjithmonë festat fetare i kanë pritur bashkë.

“Te shqiptarët gjithmonë ka mbizotëruar ndjenja e solidaritetit dhe harmonisë me njëri-tjetrin, si dhe gjithmonë kemi festuar bashkë festat fetare”.

“Në prag të festës së Kurban Bajramit, u përcjell urimet më të përzemërta Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiut Naim Tërnava si dhe të gjithë shqiptarëve myslimanë kudo që jetojnë! Uroj që gëzimi dhe begatia të mbizotërojnë në familjen e gjithsecilit!”, ka thënë Haradinaj./Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

The post Haradinaj uron besimtarët me rastin e Kurban Bajramit appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights