Gazetari dhe autori Daut Dauti ka thënë që Kosova është dashur të punojë më shumë në marrëdhëniet me Britaninë e Madhe përgjatë viteve të fundit.
“Është vonë që ndikimi nga jashtë të depërtojë te qeveria britanike. Ka pasur mundësi nëse do të merrej një iniciativë para dy vjetëve, tre vjetëve, që të punohej me njerëzit janë këtu”, ka thënë Dauti për Edicionin Special në Klan Kosova.
“Është një numër i madh i intelektualëve britanikë, madje i shqiptarëve këtu, fjalët dhe punët e të cilëve kanë peshë por unë nuk besoj që qeveria e Kosovës i ka llogaritur këta njerëz se do t’i bëjnë punë ndonjëherë”.
Sipas Dautit, ky proces është dashur të fillojë qysh pas largimit të kryeministrit të atëhershëm, Tony Blair.
“Është një proces i cili është dashur të fillojë edhe para qeverisë Kurti, është dashur të fillojë menjëherë pas largimit të Tony Blairit dhe të ruhet, të kultivohet vija e ndikimit”.
“E tash ajo vijë është zhdukur, ata nuk kanë hequr dorë nga Kosova por duhet ta kemi parasysh, unë e them sa herë që më ofrohet rasti, se politika e jashtme e Britanisë së Madhe është e fuqishme por ajo nuk shkon asnjëherë, asnjëherë në histori nuk ka shkuar kundër politikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë duhet të llogarisim. Por sikur të kishte sot një udhëheqës”.
The post Dauti: Qeveritë e Kosovës nuk llogaritën në shqiptarët në Britaninë e Madhe appeared first on Klan Kosova.




