Një rast i pazakontë ka ndodhur në aeroportin “Charlotte Douglas” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Aeroplani Delta 1092, i cili ishte nisur nga Atlanta, u detyrua të bënte ulje emergjente.
Por, diçka nuk shkoi si duhet në aterim.
Fluturakes së llojit “Boering 717”, nuk iu hapen rrotat e përparme, andaj u detyrua që zbritjen në tokë ta bënte me hundë.
Ekipet e shpëtimit nxituan ta shpëtonin ekuipazhin prej 100 pasagjerësh, të cilët asnjë prej tyre nuk pësuan lëndime.
Piloti arriti që ta ulte avionin me hundë derisa gjeti një vend të sigurt në pistë për ta ndaluar tërësisht.
Lidhur me rastin kanë nisur hetimet, shkruajnë mediat ndërkombëtare përcjell Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
The post Nuk iu hapen rrotat, aeroplani ateron me “hundë” në pistë appeared first on Klan Kosova.


