Home > Uncategorized > Nisin inspektimet në një spital privat në Prishtinë që bëri ofertë zbritjeje për stentime të zemrës

Nisin inspektimet në një spital privat në Prishtinë që bëri ofertë zbritjeje për stentime të zemrës

//
/
Comments are Off

Një spital privat në Prishtinë ka bërë një ofertë me zbritje për stentime të zemrës.

Sipas njoftimit të tyre, procedura e parë e stentimit do të reduktohet nga 3 mijë euro në 2 mijë e 500 euro.

E në lidhje me këtë rast, Klan Kosova ka mësuar se Inspektorati Shëndetësor ka nisur inspektimet në këtë spital.

Për më tepër ky lloj promovimi dhe ofertimi për vendosjen e  stentatve të zemrës ka një afat të caktuar – oferta vlen deri më 1 shtator.

“Vetëm për një kohë të kufizuar, kostoja e procedurës së parë të stentimit do të reduktohet nga 3 mijë euro në 2 mijë e 500 euro. Oferta vlen deri më 1 shtator”, thuhet në njoftimin e spitalit. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO.

 

The post Nisin inspektimet në një spital privat në Prishtinë që bëri ofertë zbritjeje për stentime të zemrës appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights