Home > Uncategorized > Policia ia gjen gjakovarit 35 kilogramë kanabis në shtëpi

Policia ia gjen gjakovarit 35 kilogramë kanabis në shtëpi

//
/
Comments are Off

Policia e Kosovës ia ka gjetur të dyshuarit me inicialet J.B. 35 kilogramë kanabis në shtëpi.

Sipas njoftimin ta PK-së, i njëjti, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë, njofton Klan Kosova.

“Gjatë kontrollit, në shtëpinë e të dyshuarit J.B., (viti i lindjes 1974, mashkull kosovar), policia ka gjetur e konfiskuar 32 paketime me lëndë narkotike (dyshohet të jetë marihuanë), me peshë 35 kg e 581 gr., një peshore digjitale, një telefon, një veturë e dëshmi tjera relevante për rastin. Policia ka arrestuar një të dyshuar, i cili është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’”, thuhet në komunikatën e policisë.

Me aktvendim nga prokurori, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

klankosova.tv

The post Policia ia gjen gjakovarit 35 kilogramë kanabis në shtëpi appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights