Të premten Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut ka votuar pro bashkimit të kësaj komune në Asociacionin e Komunave të Kosovës.
Kryesuesi i Kuvendit në Mitrovicën e Veriut, Nexhat Ugljanin, ka thënë se do t’i plotësojnë të gjitha kushtet në mënyrë që kjo komunë t’i bashkohet AKK-së.
Në Edicion Special në Klan Kosova, ai ka thënë se komuna në fjalë nuk është tërësisht funksionale sepse i mungojnë disa drejtori.
“Po, ne e kemi ditur që komunikimet nga Lista Serbe do të jenë negative, ndaj çdo vendimi që e merr Kuvendi Komunal ata negativisht e procedojnë. Por ne vendimet i sjellim në kuadër të kuvendit me plotësimin e Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe ne kërkesën dhe vendimin të hënën, sigurisht në koordinim me kryetarin e Komunës, Erden Atiq, do t’i plotësojmë kushtet që të jemi pjesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës sepse sigurisht edhe ata e kanë statutin dhe rregulloren për bashkëngjitjen dhe krijimin sepse opinioni e di se komuna e pjesës veriore ende nuk është funksionale tërësisht sepse na mungojnë disa drejtori”, ka thënë ai.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO.
klankosova.tv
The post Ugljanin: Do t’i plotësojmë kushtet që Mitrovica e Veriut t’i bashkohet AKK-së (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


