Komuna e Vushtrrisë do të ofrojë shërbime për mërgimtarët edhe të shtunave deri në fund të muajit gusht.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, përmes një postimi në Facebook, ku tha se për mërgimtarët të shtunave do të ofrojnë shërbime zyra e Gjendjes Civile dhe Qendra për Shërbim me Qytetarë.
“Të dashur bashkatdhetarë, nga sot e deri më 31 gusht Komuna e Vushtrrisë do të ofrojë shërbime për ju edhe ditën e shtunë. Enkas për këtë kemi hapur sportele që do të ofrojnë shërbime vetëm për diasporën të shtunave nga ora 10:00 e deri në orën 14:00. Shtatë zyrtarë në Zyrën e Gjendjes Civile dhe në Qendrën për Shërbim me Qytetarë do ju mirëpresin. Mirë se vini dhe pushime të rehatshme”, ka shkruar Idrizi në Facebook.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
The post Komuna e Vushtrrisë do të ofrojë shërbime edhe të shtunave vetëm për mërgimtarët appeared first on Klan Kosova.


