727 pajisje të reja i dorëzoi Komuna e Prishtinës të hënën nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare.
Në mesin e tyre janë edhe pesë ultrazëra. Dorëzimin e tyre shkoi ta bëjë të hënën kryetari i Prishtinës Përparim Rama, raporton Klan Kosova.
Ai tha se këta ultrazëra janë të parët në Kosovë në sektorin primar, e si të tillë do u hyjnë fort në punë.
E për digjitalizimin e shërbimeve, i pari i kryeqytetit shtoi se është kompetencë e nivelit qendror.
Që këto aparatura të jenë sa më efikase, komunarët po dakordohen edhe me Odën e Mjekëve.
Në kontingjentin që kushtoi mbi 280 mijë euro bëjnë pjesë edhe stetoskopë, tensiometra, analizues biokimikë e inventarë të tjerë. /Klankosova.tv
The post 5 ultrazëra për QMF-të e Prishtinës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.





