Mbi 23 mijë e 600 nxënës po i nënshtrohen sot pjesës së parë të testit të arritshmërisë.
Teksa ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci deklaroi se pret respektim të rregullave në mënyrë që të kemi rezultate reale, edhe sivjet kanë arritur të dalin “jashtë” pyetjet e testit.
Klan Kosova ka siguruar fotografi të grupeve në Viber që janë krijuar, ku po shpërndahen fotot e pyetjeve nga brenda klasave të testimit, si dhe përgjigjet që duhen përzgjedhur.
Sot pritet të vlerësohen 23.632 nxënës, në lëndët gjuhë amtare, gjuhë angleze, histori dhe gjeografi. Ndërsa pjesa e dytë e testit të arritshmërisë do të mbahet më 11 korrik, në lëndët matematikë, informatikë, fizikë, kimi dhe biologji.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
The post Ndodh sërish, Testi i Arritshmërisë shpërndahet në rrjete sociale appeared first on Klan Kosova.





