Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” bën thirrje që të kihet kujdes me shfrytëzimin e ujit të pijes dhe të mos përdoret në mënyrë të pakontrolluar.
Me anë të një komunikate për media, luten konsumatorët që jetojnë në pika të ulëta të mos e keqpërdorin ujin, në mënyrë që ai të arrijë edhe në pikat e larta.
“Nga ju kërkojmë shpenzim racional të ujit, ndërsa ne jemi duke inspektuar terrenin për kyçje ilegale dhe keqpërdorime të ujit me theks të veçantë nëpër fshatra”, thuhet në kumtesë të KRU Prishtina, duke theksuar se ujin mund ta zëvendësojë vetëm uji dhe se e ardhmja varet nga disa veprime që ne i marrim sot!
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
The post KRU Prishtina: Shpenzoni racionalisht ujin e pijshëm appeared first on Klan Kosova.





