Më 11 korrik, kampioni i Kosovës Ballkani do ta zhvillojë ndeshjen e rrethit të parë kualifikues në Champions League, kundër Ludogoretsit.
Por, kur kanë mbetur edhe pak ditë skuadra nga Suhareka ende nuk e di se në cilin stadium do të luhet loja.
Stadiumi “Fadil Vokrri”, është duke u inspektuar nga UEFA.
Sonte pritet të merret vendimi përfundimtar se ku do të zhvillohet ndeshja.
Me këtë rast, skuadra e drejtuar nga Arsim Kabashi dhe Ilir Daja, reaguar ashpër.
Në reagim thuhet se shteti i Kosovës nuk është në gjendje të ketë një stadium me kushte minimale për të zhvilluar ndeshjet ndërkombëtare.
Ata frikësohen se kjo ndeshje mund edhe të mos zhvillohet fare për shkak të infrastrukturës sportive.
“Ne si klub, kemi arritur të shkruajmë histori ndërkombëtare, duke u futur në mesin e skuadrave që luajnë në nivele të larta evropiane, kurse sot pa kaluar një vit i plotë, ne të njëjtit me të cilët u krenuan të gjithë, nuk kemi informacion se ku do ta zhvillojmë ndeshjen eliminatore të UEFA Champions League, ose mbase një pyetje tjetër, a do ta zhvillojmë fare?”, thuhet në reagim.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
The post Champions League: Ballkani ende nuk e di se ku do ta zhvillojë lojën kundër Ludogoretsit appeared first on Klan Kosova.




