Home > Uncategorized > Dardanët e rinj sot fillojnë garat në Kampionatin Evropian

Dardanët e rinj sot fillojnë garat në Kampionatin Evropian

//
/
Comments are Off

Kosova U20 në konkurrencën e meshkujve do të jetë pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian, Divizioni B.

Ky kampionat mbahet në Shkup të Maqedonisë Veriore nga 7 deri më 16 korrik, transmeton Klankosova.tv.

Dardanët e rinj janë përgatitur maksimalisht në Prishtinë, madje kanë zhvilluar edhe dy ndeshje miqësore me Shqipërinë dhe Malin e Zi për tu përgatitur sa më mirë për garat evropiane.

Kosova U20M do të përballet me Gjeorgjinë, Suedinë, Azerbajxhanin dhe Ukrainën.

Orari

E shtunë

13:30 Kosova-Gjeorgjia

E diel

16:00 Suedia-Kosova

E martë

16:00 Kosova-Azerbajxhani

E mërkurë

13:30 Ukraina-Kosova

 

The post Dardanët e rinj sot fillojnë garat në Kampionatin Evropian appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights