Home > Uncategorized > Nitaj i reagon Gërvallës: Skandaloze dhe shumë të dëmshme vlerësimet për BE-në

Nitaj i reagon Gërvallës: Skandaloze dhe shumë të dëmshme vlerësimet për BE-në

//
/
Comments are Off

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj, përmes një postimi në Facebook, i ka reaguar ministres Donika Gërvalla pasi ajo e quajti Bashkimin Evropian “tigër letre”.

Ai është shprehur se jo vetëm diplomatike, por sipas tij janë edhe skandaloze dhe të dëmshme, siç tha ai, vlerësimet për BE-në, përcjell Klankosova.tv.

“Jo vetëm jodiplomatike, por skandaloze dhe shumë të dëmshme vlerësimet për BE-në të Ministres së Jashtme Donika Gervalla”.

“Më e pakta që do të duhej, është një deklaratë e Presidentes dhe Kryeministrit ku do sqaronin se ajo që ka thënë Ministrja e Jashtme, nuk është qëndrim zyrtar i Republikës së Kosovës. Pas një distancimi të tillë, edhe zonja Gërvalla do ta ketë më të lehtë ta gjejë rrugëm e vet”, thuhet në shkrimin e tij.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

The post Nitaj i reagon Gërvallës: Skandaloze dhe shumë të dëmshme vlerësimet për BE-në appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights