Home > Uncategorized > Në Korenë e Jugut për herë të parë mirëpriten binjakë nga një panda

Në Korenë e Jugut për herë të parë mirëpriten binjakë nga një panda

//
/
Comments are Off

Një kopsht zoologjik i Koresë së Jugut të martën ka bërë të ditur se për herë të parë atje janë lindur binjakë nga një panda gjigante.

Binjakët, të dyja femra, kanë lindur në parkun “Everland” pranë kryeqytetit Seul të premten, njoftoi kopshti zoologjik në një video në kanalin e tij në YouTube.

“Kjo ndihet si një mundësi e shkëlqyer për të bërë thirrje për mbrojtje dhe ruajtje më të mirë të pandave, të cilat janë bërë simbol për speciet e rrezikuara”, tha Donghee Chung, kreu i kopshtit zoologjik.

Binjaku i parë peshonte 180 gram dhe i dyti, i cili mbërriti gati dy orë më vonë, peshonte 140 gram.

“Nga 40% deri në 50% e lindjeve të pandave rezultojnë në binjakë”, tha Chung.

Lindja e binjakëve vjen gati tre vjet pasi Fu Bao, panda e parë që lindi në Korenë e Jugut, erdhi në botë nga prindërit Ai Bao dhe Le Bao, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

The post Në Korenë e Jugut për herë të parë mirëpriten binjakë nga një panda appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights