Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka nisur sot takimet dhe konsultimet me grupe të interesit në kuadër të dialogut social.
Haradinaj ka thënë se në takimin e sotëm me përfaqësuesit e sindikatave, Grupi Parlamentar i AAK-së ka ngritur dy çështje kryesore, raporton Klan Kosova.
“Me përfaqësuesit e sindikatave, deputetët e Aleancës diskutuan për iniciativën e Grupit Parlamentar të AAK-së për dy çështje kryesore: Ngritjen e vlerës së koeficientit të pagave në 129 euro, përmes rishikimit buxhetor, e cila besoj do të mbështetet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës nga të gjitha partitë; dhe për idenë dhe planin për hartimin e nismës ligjore për Ligjin e Pagave”, ka thënë Haradinaj.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
klankosova.tv
The post AAK nis takimet konsultative me sindikata appeared first on Klan Kosova.


