Dragan Vidakoviq, ka vite që është person i padëshiruar për qeverinë e Beogradit dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.
Emri i tij është një nga me të kërkuarit në rrjetet sociale, pasi këto ditë ka arritur të zbulojë një nga aferat më të mëdha të pushtetit të Vuçiqit që lidhen më propagandën e presidentit serb në rrjete sociale.
Në një intervistë ekskluzive për Kiks Kosovën, Dragan Vidakoviq, që njihet me nofkën Mrki, ka treguar se si funksionin rrjeti i postimeve online në favor të Vuçiqit, dhe mënyrën se si arriti të blejë një datotek me 15 mijë emra të këtyre botëve të presidentit të Serbisë.
Megjithatë, mendohet se ky rrjeti i cilësuar si VIP ka rreth 40 mijë llogari aktive përfshirë këtu erdhe rrjetën telegram qe është sistem i posaçëm i boteve.
Mrki ka rrëfyer edhe skemën/agjendën se si vendoset të shkruhet në favor të pushtetit dhe kush shënjestrohet për t’u sulmuar brenda ditës, gjë e cila sipas tij varet nga lajmi i fundit.
Shumica e emrave që ndodhen në këtë listë janë persona që punojnë në administratën shtetërore dhe ky fakt i dha mundësi Vidakoviq, që të zbuloj me tepër për rrjetin e propagandës së Aleksander Vuçiqit.
Ai ka përmendur fakti se si zëvendësdrejtoresha e spitalit ne qytetin e Panqeves është njëra nga shkrueset e këtyre teksteve në rrjetet sociale dhe në fakt sipas tij ajo menaxhon llogaritë e shumicës se kolegëve të saj.
Madje në këtë aferë të boteve janë të përfshirë edhe deputet e ish deputet nga partia përparimtare e Aleksandër Vuçiqit. Për më tepër, sipas tij, në listën e gjatë prej mbi 14 mijë emrave gjenden edhe persona të kërkuar nga Interpoli.
The post Kush janë “botët” e Aleksandër Vuçiqit? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


