Home > Uncategorized > Ademi reagon pas fitores së Ballkanit: Paraqitjet e tilla e konfirmojnë rritjen e futbollit tonë

Ademi reagon pas fitores së Ballkanit: Paraqitjet e tilla e konfirmojnë rritjen e futbollit tonë

//
/
Comments are Off

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka reaguar pas fitores së Ballkanit ndaj Ludogoretsit me rezultat 2-0, në rrethin e parë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Ademi thotë se paraqitjet e këtilla e konfirmojnë rritjen e jashtëzakonshme të futbollit tonë në vitet e fundit, transmeton Klankosova.tv.

“Futbollistët e FC Ballkani shfaqën paraqitje të jashtëzakonshme në përballjen me kampionin e Bullgarisë, Ludogorets, në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke triumfuar me rezultat 2:0 në ndeshjen e parë të fazës së parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve”, shkroi Ademi.

“Dua të uroj futbollistët për paraqitjen fantastike si dhe trajnerin Ilir Daja dhe stafin e tij për përgatitjen e shkëlqyeshme të lojës. Uroj gjithashtu drejtuesit e FC Ballkani dhe tifozët “Xhebrailat” e të gjithë qytetarët e Suharekës për këtë sukses dhe për atmosferën madhështore në stadium”.

“Shpresoj që edhe në ndeshjen e kthimit, kampionët tanë të tregojnë një nivel të lartë loje dhe të kalojnë në fazën e dytë të garës elitare të futbollit evropian”.

The post Ademi reagon pas fitores së Ballkanit: Paraqitjet e tilla e konfirmojnë rritjen e futbollit tonë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights