Home > Uncategorized > Fundjava e shpejtësisë në Brezovicë

Fundjava e shpejtësisë në Brezovicë

//
/
Comments are Off

Në fundjavë do të organizohet gara e automobilizmit “Brezovica 2023” ka bërë të ditur Federata e Autosporteve të Kosovës.

Për garuesit që do të marrin pjesë kjo ka rëndësi të madhe pasi pikët janë të vlefshme edhe në kampionatin e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit CEZ përcjell klankosova.tv.

Ndryshe Gazmend Demolli me Radicall LM SR8, Liridon Kalenderi me Mitsubishi Evo9 Monster e Laszlo Szasz me Reynard 2 KL shihen si favoritë për të triumfuar në garën “Brezovica 2023”.

Mirëpo, këtyre rreziku në rezultate mund tu vije nga Valdet Kaçandolli, Përparim Dushi e Ernest Daka që mund të jenë në podiumin e fituesve.

Paraqitja në garë, verifikimi i dokumentacionit dhe kontrollimi teknik bëhet të premten në Brezovicë.

Ndërsa të shtunën, nga ora 09:00-10:00 bëhet paraqitja shtesë në garë, verifikimi i dokumentacionit dhe kontrolli teknik i jashtëzakonshëm.

The post Fundjava e shpejtësisë në Brezovicë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights