Edukimi parafillor që pritet të jetë obligativ nga viti tjetër, parashihet të ju paraqes problem disa shkollave.
Institucionet arsimore, të cilat janë në qytet, e që po vazhdojnë të jenë të mbingarkuara me nxënës, do të kenë nevojë sipas drejtueseve të tyre për anekse shtesë apo zgjidhje tjetër në mënyrë që të mundësojnë mbajtjen e mësimit për parashkollorët.
Mbase kjo do jetë e vështirë për një vit, andaj zgjidhje më afatshkurtër për komunat që do e kenë këtë telash mund të jetë bartja e të vegjëlve.
Për këta fëmijë do hartohen edhe materialet mësimore përkatëse.
Kronikë e përgatitur nga gazetarja Qëndresa Bellagoshi.
The post Parashkollorët obligativë: Shkollat nuk kanë vend për ta (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.