Profesori i Gjuhës Angleze në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Bekim Bejta, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
“Unë, Bekim Bejta, Profesor dhe hulumtues shkencor i Universitetit të Poitiers, Francë, po ju njoftoj që nga dita e sotme, nuk jam më profesor i Universitetit të Prishtinë Domethënë, unë po e braktis (lë, lëshoj) këtë vend pune”, ka shkruar Bejta në letrën e tij të dorëheqjes, raporton Insajderi, përcjell Klan Kosova.
Bejta u suspendua në prill të këtij viti nga procesi mësimor dhe aktivitetet akademike për shkelje disiplinore.
The post Dorëhiqet profesori Bekim Bejta, ishte suspenduar në prill appeared first on Klan Kosova.