Home > Uncategorized > Nagip Krasniqit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Nagip Krasniqit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

//
/
Comments are Off

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë Nagip Krasniqit, kryeshefit të pezulluar nga puna të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Nga kjo gjykatë i kanë thënë Klan Kosovës vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit N.K, Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë  ka marrë vendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit  kundër të pandehurit N.K, ashtu që masa e paraburgimit i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore të Prishtinës për Klan Kosova.

Nagip Krasniqi është arrestuar më 19 prill të këtij viti si i dyshuar për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.

Prokuroria Speciale e Kosovës pati thënë se në ditën e arrestimit të tij, është bastisur edhe zyra e të pandehurit në Prishtinë, dy banesa në lokacione të ndara në Prishtinë, në pronësi dhe të shfrytëzuara nga i njëjti, me qëllim gjetjen e dëshmive të cilat kanë të bëjnë me veprat penale të lartcekura.

“Gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, pajisje elektronike si tre kompjuterë, një llap-top, një celular, një USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme”, pati thënë PSRK-ja.

Më 25 prill, Bordi i Drejtorëve të KEK-ut kishte marrë vendim për pezullimin e Nagip Krasniqit nga detyra e punës së kryeshefit ekzekutiv, me efekt të menjëhershëm.

Në pozitën e ushtruesit të detyrës të zv. kryeshefit ekzekutiv bordi ka emëruar Përparim Kabashin, aktualisht Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

 

The post Nagip Krasniqit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights