Dy persona kanë mbetur të vdekur pas të shtënave në një kantier ndërtimi në distriktin qendror të qytetit Auckland të Zelandës së Re.
Policia ka bërë të ditur se të paktën edhe katër persona të tjerë janë plagosur, ndërsa autori i krimit gjithashtu ka vdekur.
Të shtënat ndodhën disa orë përpara se në këtë qytet të niste ndeshja hapëse e Kupës së Botës për Femra.
I gjithë personeli i FIFA-s dhe ekipet e futbollit janë të sigurt ka thënë kryebashkiaku i Auckland, Wayne Brown, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, Brown iu ka bërë thirre qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet në qytet, teksa policia ka shtuar se incidenti nuk shihet si rrezik për sigurinë kombëtare.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
The post Vriten dy persona në qytetin e Zelandës së Re ku për disa orë pritet të fillojë Kupa e Botës për Femra appeared first on Klan Kosova.