Home > Lajme > Hajdar Beqa: Qeveria Kurti po i bllokon bizneset, ka ikje të njerëzve në vazhdimësi

Hajdar Beqa: Qeveria Kurti po i bllokon bizneset, ka ikje të njerëzve në vazhdimësi

///
Comments are Off

Në emisionin “PolitkOFF”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, duke folur për gjendjen ekonomike në vend ka thënë se qeveria Kurti po i bllokon bizneset.

Sipas tij qeveria Kurti është pa vizion për ta zhvilluar biznesin, më shumë bllokues se ndihmues të bizneseve.

“Secila qeveri më herët ka pasur vullnet dhe vizion për t’i ndihmuar bizneset kurse qeveria aktuale ka vullnet të keq me i pengu bizneset”, tha Beqa.

Sipas tij nuk ka investime kapitale, nuk ka zhvillim, nuk ka rritje të pagave, ka ikje të njerëzve në vazhdimësi edhe të atyre që punojnë. Nuk ka fuqi me e përcjell inflacionin.

Ai në fund tha që kjo qeveri duhet të ndërrojë qasje sepse siç tha ai dikur bëhet vonë. /Gazeta10/

Verified by MonsterInsights