Presidenti amerikan, Joe Biden, ka vendosur të lejojë ShBA-në të bashkëpunojë me hetuesit e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për krimet e luftës ruse në Ukrainë, thanë për CNN dy zyrtarë amerikanë dhe një burim i njohur me këtë çështje.
Vendimi vjen pas muajsh debati të brendshëm dhe shënon një ndryshim historik, pasi që është hera e parë që ShBA-ja pranon të ndajë provat me gjykatën.
“Kjo mund të jetë thellësisht e rëndësishme,” tha një nga burimet, duke shtuar se qeveria amerikane tani ka “një dritë jeshile të qartë” për të ndarë informacionin dhe provat me ICC.
Çfarë informacioni do të ndajë ShBA, do të varet përfundimisht nga ajo që kërkon prokurori i ICC për hetimet, shpjegoi burimi.
The post Biden lejon që ShBA-ja të ndajë provat e krimeve ruse të luftës me Gjykatën Penale Ndërkombëtare appeared first on Klan Kosova.





