Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pas vendimit të MINT për mbylljen e Klan Kosova.
Musliu-Shoshi ka thënë se kur cenohet media, atëherë cenohet demokracia.
Deputetja e PDK-së shton se ky është hapi i parë drejt diktaturës.
“Kur cenohet Media, cenohet demokracia!
Kosova sot e bëri hapin e parë drejt diktaturës.
Klan Kosova ka nevojë për solidaritet masovik, jo
vetëm nga mediat e tjera por nga të gjithë ne.
Sot Klani, nesër ti….., prandaj ngrihu sot kundër diktaturës” ka shkruar ajo në Facebook.
mgid.com, 474771, DIRECT, d4c29acad76ce94f