Home > Uncategorized > Sulme me dronë në Moskë, mbyllet për një kohë aeroporti Vnukovo

Sulme me dronë në Moskë, mbyllet për një kohë aeroporti Vnukovo

//
/
Comments are Off

Rusia e ka akuzuar Ukrainën për një sulm me dron në Moskë që dëmtoi dy ndërtesa dhe mbylli për një kohë njërin prej aeroporteve të qytetit.

Një dron u rrëzua mbi distriktin Odintsovo, në perëndim të qendrës së qytetit, dhe dy të tjerë u përplasën në dy ndërtesa, thanë nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

Një person është plagosur, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass.

Zyrtarët ukrainas nuk e kanë pranuar incidentin. Kryetari i Bashkisë së qytetit, Sergei Sobyanin, tha se dy ndërtesat kishin dëmtime të lehta.

Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë se në cep të godinave janë dëmtuar disa xhama. Fluturimet u pezulluan për pak kohë nga Aeroporti Vnukovo, në jugperëndim të qendrës së qytetit dhe avionët u ridrejtuan në aeroporte të tjera.

Sulmi me dron në orët e para të së dielës është i fundit për të cilin Moska ka fajësuar Kievin. Ukraina rrallë herë e merr përgjegjësinë për sulmet brenda Rusisë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

The post Sulme me dronë në Moskë, mbyllet për një kohë aeroporti Vnukovo appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights