Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, ka thënë se e mirëpret vendimin e Kosovës për t’u konsultuar me Komisionin e Venecias për ndryshimet e rishikuara në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka deklaruar se duhet të zbatohen të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias.
“E mirëpres gatishmërinë e kryeparlamentarit Glauk Konjufca për të konsultuar Komisionin e Venecias për ndryshimet e rishikuara në Ligjin për KPK. Pajtueshmëria me standardet evropiane është prerogativë kryesore në zbatimin e reformave”.
“Rekomandimet e Komisionit të Venecias duhet të zbatohen plotësisht në finalizimin e kësaj nisme të rëndësishme ligjore”, ka shkruar Szunyog./Klankosova.tv
The post Szunyog: E mirëpres konsultimin me Komisionin e Venecias për Ligjin e KPK-së appeared first on Klan Kosova.



