Diego Godin ka njoftuar gjatë ditës së diel se është pensionuar nga futbolli, transmeton klankosova.tv
Mbrojtësi uruguajan gjatë karrierës së tij ka arritur të fitojë: Kupën e Amerikës, titullin e kampionit të Spanjës, 2 Europa League, 3 Superkupa të UEFA, 1 Kupë të Spanjës, 1 Superkupë të Spanjës dhe 1 Superkupë të Brazilit.
37 vjeçari së fundi ishte pjesë e ekipit argjentinas Velez Sarsfield, ndërsa në Evropë kishte zhvilluar karrierën tek Villarreal, Atletico Madrid, Inter dhe Cagliari.
The post Godin pensionohet nga futbolli appeared first on Klan Kosova.





