Home > Uncategorized > Gashi: S’kemi parë qeveri që tenton kaq direkt të ndikojë në media

Gashi: S’kemi parë qeveri që tenton kaq direkt të ndikojë në media

//
/
Comments are Off

Drejtori i Gazetës Blic, Astrit Gashi, ishte një ndër pjesëmarrësit në protestën e organizuar nga AGK-ja.

Gashi tha se qeveritë që lihen pa kujdesin e shoqërisë, tentojnë të shndërrohen në qeveri autoritare.

“Dhe ky është një hap që shoqëria duhet ta ndërmerr kurdo që sheh që ka dyshime dhe në më të paktën, në rastin se çfarë ka ndodhur me Klan Kosovën, në më të paktën ka dyshim, por ka rrezik që është diçka më shumë se një tendencë”.

“Nëse ka një tendencë të tillë, si media duhet të bëjmë hapa që të mos lejojmë që Kosova të rrëshqet në një vend i cili nuk ka liri mediale”, tha Gashi, njofton Klankosova.tv.

Më tej, Gashi tha se asnjëherë nuk ka pasur asnjë qeveri që ka shfaqur tendenca direkte për sulm ndaj mediave.

“Ka pasur edhe qeveri të tjera të cilat kanë  shfaqur tendenca më të fshehura për të ndikuar e kontrolluar mediat. Por, kaq direkt nuk kemi parë deri më sot dhe për këtë është brengosës ky fakt dhe duhet të mos lejojmë që kjo çështje të kalojë në një luftë kundër mediave, siç po duket që mund të jetë”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

The post Gashi: S’kemi parë qeveri që tenton kaq direkt të ndikojë në media appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights