Sinead O’Connor u kishte thënë fëmijëve të saj që ta kontaktojnë kontabilistin e saj në rast se ajo do të vdiste.
Ajo vdiq në shtëpinë e saj në Londër të mërkurën në moshën 56-vjeçare dhe ende nuk dihet shkaku i vdekjes së saj.
Gjatë një interviste më 2021 për People, ajo e kishte përmendur rëndësinë e mbrojtjes së financave të saj dhe artit, duke u dhënë udhëzime fëmijëve të saj se çfarë të bënin kur ajo të vdiste.
“Artistët, kur vdesin, janë më të vlefshëm se sa kur janë gjallë. Tupaku ka lëshuar më shumë albume që kur ka vdekur se sa kur ka qenë gjallë, andaj është disi e neveritshme çfarë bëjnë kompanitë e incizimit”, kishte thënë O’Connor.
“Prandaj gjithmonë u kam dhënë udhëzime fëmijëve të mi që kur kanë qenë të vegjël: Nëse nëna juaj vdes nesër, para se ta thërrisni 911-shin, thërrisni kontabilistin dhe sigurohuni që kompanitë e incizimeve nuk fillojnë së publikuari incizimet e mia dhe të mos ju thonë se ku ndodhen paratë”.
The post O’Connor u kishte thënë fëmijëve ta kontaktonin kontabilistin sapo të vdiste appeared first on Klan Kosova.



