Papa Françesku do të mbërrijë në Lisbonë të mërkurën në mëngjes për të festuar Ditën Botërore të Rinisë, e cila në fakt është një javë me ngjarje fetare, kulturore dhe festive që mbahet çdo tre vjet në qytete të ndryshme.
Në të gjithë Lisbonën imazhi i Papës është vendosur në shumë vende.
Një pastiçeri në Lisbonë po shet madje biskota me imazhin e papës së buzëqeshur.
“Unë mendoj se do të jetë një përvojë e mrekullueshme të jesh në të njëjtin vend me Papën,” tha Barbara Weisz, një studente 19-vjeçare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Dita Botërore e Rinisë, është pjesë e përpjekjeve të Vatikanit për të nxitur katolikët e rinj që të mos braktisin fenë e tyre, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.
The post Papa Françesku kësaj here do të jetë në Lisbonë për të festuar Ditën Botërore të Rinisë appeared first on Klan Kosova.


