Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Jesus, do të humbasë javët e para të hapjes së sezonit pasi iu nënshtrua operimit pas dëmtimit të gjurit.
Trajneri i ekipit londinez, Mikel Arteta tha se Jesus do të jetë jashtë për disa javë, duke mos specifikuar saktësisht kohën.
‘’Fatkeqësisht, ai pati një operim të vogël këtë mëngjes. Ai kishte disa shqetësime në gjurin e tij që i shkaktuan disa probleme. Ai do të jetë jashtë për disa javë”
Arteta zbuloi gjithashtu se dështimi i fundit i Jesus ishte i lidhur me një dëmtim të mëparshëm në gju të pësuar gjatë Kupës së Botës të dimrit të kaluar, i cili e detyroi atë të humbasë pjesën më të madhe të gjysmës së dytë të sezonit.
26-vjeçari filloi miqësoren e mëparshme parasezonale të Arsenalit, fitoren 5-3 ndaj Barcelonës të enjten në ShBA dhe luajti 79 minuta.
The post Lëndohet Jesus, jashtë fushave për disa javë appeared first on Klan Kosova.