Premier League po e heton Chelsean për shkelje të mundshme të rregullave financiare gjatë pronësisë së klubit nga ana e Roman Abramovich.
Pronarët e rinj të Chelseat raportuan klubin e tyre në UEFA dhe Premier League pasi e morën verën e kaluar, shkruan Skysports, përcjell Klankosova.tv
Aktualisht, Chelsea nuk është akuzuar për asgjë nga Premier League.
Por, nëse ata shpallen fajtorë për shkelje të rregullave, sanksionet mund të përfshijnë një gjobë ose një zbritje pikësh.
Më 28 korrik, UEFA njoftoi se kishte gjobitur klubin nga Londra me 10 milionë euro për “dorëzimin e informacionit financiar jo të plotë” midis 2012 dhe 2019.
Kur u pyetën nga Sky Sports News, Chelsea zgjodhi të mos komentonte.
The post Chelsea po hetohet për shkelje të mundshme financiare gjatë pronësisë së Abramovichit appeared first on Klan Kosova.


