Roberto Mancini dha sot, dorëheqje nga posti i trajnerit të Italisë.
Mancini si duket tani do e ketë destinacion Arabinë, si shumë të tjerë.
Siç raportojnë mediat arabe, ai ka një ofertë trevjeçare për t’u bërë trajner i kombëtares së Arabisë Saudite.
Raportohet se bisedimet mes dy palëve do nisin nga java e ardhshme.
58-vjeçari qëndroi për pesë vjet në krye të Italisë, duke e fituar Kampionatin Evropian gjatë vitit 2020, por dështoi që të kualifikohet me kombëtaren italiane në Kampionatin Botëror që u mbajt në Katar. /Klankosova.tv.
The post Mancini ka ofertë nga Kombëtarja e Arabisë Saudite appeared first on Klan Kosova.