Home > Lajme > Të rejat e fundit për aksidentin e rëndë në Lakrishte, në spital janë të shtrirë motër e vëlla

Të rejat e fundit për aksidentin e rëndë në Lakrishte, në spital janë të shtrirë motër e vëlla

///
Comments are Off

Dy persona, motër e vëlla, të lënduar në aksidentit e mbrëmshëm në rrethrrotullim në lagjen “Lakrishtë”, janë në gjendje të mirë shëndetësore, ka konfirmuar për Ekonomia Online, drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci.

mgid.com, 474771, DIRECT, d4c29acad76ce94f

Kolgeci ka sqaruar se pas trajtimit të Emergjencë të njëjti janë transferuar në këtë Klinkë ku u janë bërë ekzaminimet e nevojshme.

Sipas tij, gjendja e tyre në këto momente është e mirë dhe se lëndimet nuk janë të rënda.

“Në orët e hershme të mëngjesit kemi pranuar dy pacientë, është Albin dhe Yllka Rexha. Lëndimet janë të toraksit me kontuzion torakal dhe hemoteraks minimal. Gjendja momentalisht është e mirë”, tha Kolgeci.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se tre persona janë lënduar në këtë aksident dhe janë dërguar në QKUK për trajtim.

“Sot rreth orës 03:00, në rrethrrotullimin në lagjen Lakrishte, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”./Indeksonline/

Verified by MonsterInsights