Home > Sport > Ujdia për Lavian mund të kryhet sot, Chelsea e ‘mposhtë’ sërish Liverpoolin

Ujdia për Lavian mund të kryhet sot, Chelsea e ‘mposhtë’ sërish Liverpoolin

///
Comments are Off

Chelsea është i sigurt që marrëveshja për Romeo Lavian me Southamptonin do të përfundojë shumë shpejt.

Negociatat janë duke shkuar drejt fundit, teksa blutë e Londrës janë afër të mbyllin transferimin për 50 milionë euro, plus shtesat që po diskutohen, sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano.

Për më tepër, belgu e ka bërë te ditur dje dëshirën e tij: Vetëm Chelsea.

Blutë tashmë kanë arritur marrëveshje me lojtarin, dhe nëse bisedimet ecin mirë, ujdia mund të kryhet qysh sot.

Kujtojmë, që Chelsea mbrëmë e zyrtarizoi Moises Caicedon, i cili u bë lojtari më i shtrenjtë në Britani, për 115 milionë euro. /GazetaKombi

Verified by MonsterInsights