Home > Uncategorized > Fabinho pranon dhuratë një orë Rolex pas debutimit fantastik në Arabi (VIDEO)

Fabinho pranon dhuratë një orë Rolex pas debutimit fantastik në Arabi (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Ish-yllit të Liverpoolit, Fabinho, iu dhurua një Rolex pas debutimit të tij me Al-Ittihad, por për një çast i rrëshqiti nga dora dhe i ra në tokë.

Braziliani u transferua nga Liverpooli te skuadra e Arabisë Saudite Al-Ittihad në fund të korrikut me një transferim prej 40 milionë euro.

29-vjeçari, i cili nënshkroi një ujdi trevjeçare, startoi së bashku me ish-mesfushorin e Chelseat, N’Golo Kante kundër Al-Raed të hënën dhe bëri paraqitje shumë të mirë në fitoren 3-0 të ekipit të tij në ndeshjen hapëse të Ligës Pro në Arabinë Saudite, transmeton Klankosova.tv

Pas ndeshjes, një tifoz i Al-Ittihad ishte aq i impresionuar nga performanca e lojtarit, sa i dha atij një orë Rolex dhe ia vuri në dorë.

Mesfushori i habitur u ‘trondit’  nga gjesti, por teksa u largua me të, ora ra në tokë pasi nuk e kishte siguruar siç duhet.

Dukej sikur nuk ishte bërë asnjë dëm, me lojtarin qe u duk pak i lehtësuar pastaj.

Fabinho was gifted a Rolex by a fan because he played well… A FAN.

Na we can’t compete with Saudi pic.twitter.com/VgDWduDeEB

— The Kop Watch (@TheKopWatch) August 14, 2023

The post Fabinho pranon dhuratë një orë Rolex pas debutimit fantastik në Arabi (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights