Ndaj tre personave që ishin arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar për spiunazh me Rusinë do të bëhet një hetim i sigurisë së lartë.
Të pandehurit janë të gjithë shtetas bullgarë, u mbajtën në burg që nga muaji shkurt dhe që atëherë janë lënë në paraburgim.
Ata akuzohen për posedim të dokumenteve me identitet tjetër dhe dyshohet se të gjithë e kishin ditur se dokumentet i kanë false.
Dyshohet se ata punonin për shërbimet ruse të sigurisë.
Dokumentet përfshijnë pasaporta, karta identiteti dhe dokumente të tjera për Britaninë e Madhe, Bullgarinë, Francën, Italinë, Spanjën, Kroacinë, Slloveninë, Greqinë dhe Republikën Çeke.
Treshja ishte në mesin e pesë personave të arrestuar në shkurt me dyshimin për një shkelje sipas Aktit të Sekreteve Zyrtare të Britanisë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
The post Britania e Madhe me hetim të lartë të sigurisë ndaj tre spiunëve të Rusisë appeared first on Klan Kosova.


