Home > Lajme > Asamblisti i LVV-së, “diler” plazhi (VIDEO)

Asamblisti i LVV-së, “diler” plazhi (VIDEO)

///
Comments are Off

Pushuesit në bregdetin shqiptar nuk donin t’i linin të merrnin vetëm vitaminën D. Pesë persona, dy prej të cilëve nga Kosova, kujdeseshin që në plazhe turistët të kenë edhe diçka tjetër, por, të jashtëligjshme.

Ata u arrestuan nga policia në Tiranë pasi shpërndanin sasi të mëdha drogash nga Kosova në Shqipëri. Njëri prej të kapurve qëlloi të jetë asamblisti i Vetëvendosjes në Prishtinë, Besnik Mujeci. E duket se ky i fundit me bashkëpunëtorë kishte kohë që po hetoheshin, raporton Klan Kosova.

Për transportimin e sasive të mëdha të njërës prej drogave më të rrezikshme, të dyshuarit shfrytëzonin linjat e autobusëve Prishtinë- Tiranë. Derisa më pas, sipas policisë së atjeshme, transporti vazhdohej me makina të marra me qira.

Pas këtyre deklarimeve zyrtare, nuk shkoi shumë kohë e asamblisti Mujeci, tashmë i arrestuar nën dyshimin për trafikim droge, u përjashtua nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Komisioni Disiplinor i Lëvizjes Vetëvendosje në mbledhjen e tij mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje”, u tha në njoftim.

Tutje u tha se LVV-ja mbetet e përkushtuar që dukuritë e tilla të dënueshme dhe të kundërligjshme të luftohen.

mgid.com, 474771, DIRECT, d4c29acad76ce94f

Verified by MonsterInsights