Home > Lajme > AGK reagon për sulmin ndaj ekipit të Lajmi.net në Shtime

AGK reagon për sulmin ndaj ekipit të Lajmi.net në Shtime

///
Comments are Off

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim ka marrë informatën se kameramani i portalit Lajmi.net është sulmuar fizikisht përderisa po xhironte aksionin e KRU “Prishtina” për shkyçjen e borxhlinjve nga rrjeti i ujësjellësit në Shtime.

AGK njofton se në pamjet e publikuara shihet se si një person i fyen dhe shanë gazetarët që kanë shkuar ta përcjellin ngjarjen, përderisa zyrtarët e Policisë së Kosovës e largojnë dhe i thonë të mos përdorë gjuhë të tillë.

“Gjatë momentit të incizimit, një person e ka shtyrë kameramanin tonë në prani të Policisë së Kosovës. Madje edhe gazetarit që ishte duke përcjellë këtë ngjarje, Zgjim Sefës, i njëjti ka tentuar t’ia marrë mikrofonin”, citohet raportimi i Lajmi.net nga AGK.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i bënë thirrje Policisë së Kosovës që të hetojë rastin në mënyrë që mediet të ushtrojnë profesionin e tyre pa u penguar.

Verified by MonsterInsights