Paraditen e sotme është regjistruar një aksident në autostradën Elbasan-Tiranë. Në një video të shpërndarë në media shihet një person i cili është shtrirë në tokë, ku në ndihmë i kanë ardhur disa banorë të zonës, por edhe drejtues të makinave që kanë ndaluar. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një tuneli.
“Rreth orës 10:30, në autostradën “Elbasan-Tiranë”, shtetasi , 24 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, automjeti është përplasur me mbrojtësen metalike, në anë të autostradës.
Nga përplasja, është dëmtuar 24-vjeçari, i cili po merr ndihmë mjekësore, në spitalin e Elbasanit” njofton policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.