Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas takimeve në Greqi, ku është mbajtur darka informale e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, ka thënë se Greqia dhe Ukraina nuk do ta ndryshojnë qëndrimin sa i përket njohjes së Kosovës. Ai ka takuar presidentin e Ukrainës me të cilin nuk janë pajtuar me aplikimin sa më efikas të sanksioneve kundër Rusisë.
Ai ka takuar sot presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenskin, të cilit tha se i ka thënë se Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës, por e ka të domosdoshme ruajtjen e raporteve me Rusinë.
Ai ka shtuar se është njoftuar nga zyrtarët grekë se nuk do ta ndryshojnë qëndrimin sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Vuçiq duke folur për luftën në Ukrainë, ka thënë se është e dukshme se vjeshta do të jetë e nxehtë sepse situate atje nuk është e lehtë dhe e thjeshtë, pasi asgjë nuk është duke shkuar shpejtë dhe as që do të zgjidhet shpejtë, dhe do të ketë edhe shumë probleme.
/KosovaPress/