Gabriel Escobar, të martën shkoi në Bruksel.
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, aty u prit nga emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Lajçak, njoftoi se me Escobarin dhe ekipet përkatëse bënë një diskutim të thelluar mbi Dialogun, gjendjen aktuale e rrugën përpara, bashkë me çështje tjera rajonale.
Ky takim po konsiderohet se është në funkion të planit euro-amerikan për t’i ndezur motorët diplomatik në procesin e bisedimeve kosovaro-serbe.
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, i tha Zërit të Amerikës se në shtator sheh tentime që problemet Kosovë-Serbi të zgjidhen, e jo të ketë krizë.
Një studiuese e procesit të bisedimeve thotë se është e zorshme të mendohet që deri në fund të këtij viti të ketë ujdi finale mes dy vendeve.
”Besoj që ata kanë një afat të brendshëm besoj po ashtu që ata duhet të kenë shikim pozitiv në këtë çështje. Por s’jam e sigurt që kjo do te jetë reale. Ky është një proces shumë i komplikuar që të mund të kryhet deri në fund të këtij viti. Kjo edhe nëse do të ishim në kulmin e vullnetit politik që e kishim më 2013”, tha Milica Andriq-Rakiq, nga organizata NSI me seli në Mitrovicë.
Një nga kërkesat kyçe për Prishtinën zyrtare nga Washingtoni e Brukseli është krijimi i Asociacionit.
”Ajo çka kemi tani në veri, nënkupton që duhet reset të dhjetë viteve të zbatimit e integrimit te strukturave të ndryshme. Dhe në krye të kësaj të përfshihen strukturat që kurrë nuk kaluan nëpër këtër proces, e që janë institucionet e edukimit dhe shëndetësisë të cilat supozohet të jenë pjesë e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, shtoi Andriq-Rakiq.
Më 27 shkurt Kosova e Serbia në Bruksel, pa e nënshkruar arritën marrëveshje bazë për normalizim të raporteve.
Kurse më 18 mars në Ohër u dakordua Aneks-Zbatimi i dokumentit në fjalë.
The post Vjeshta e nxehtë: Lajçak-Escobar ndezin motorët e dialogut (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.




