Home > Uncategorized > ShBA po prin bindshëm në Lojëra Olimpike “Paris 2024”

ShBA po prin bindshëm në Lojëra Olimpike “Paris 2024”

//
/
Comments are Off

Paraqitja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Lojërat Olimpike “Paris 2024” lirisht mund të quhet tjetër nivel.

Ekipi olimpik i ShBA-së po prin bindshëm me numrin e medaljeve të fituara.

Aktualisht i kanë të fituara 94 medalje, prej tyre 27 të arta, 35 të argjendta dhe 32 të bronzta.

Pas tyre renditet Kina, me 65 derisa e treta është Australia me 42.

Kosova aktualisht renditet e 61-ta me dy medalje.

Një e argjendtë dhe një e bronztë, është rezultati i paraqitjes së sportistëve tanë në kryeqendren franceze.

Medaljet u rrëmbyen nga xhudistet, Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu.

Lojërat Olimpike kanë nisur më 26 korrik dhe do të zgjasin deri më 11 gusht/ Klankosova.tv

The post ShBA po prin bindshëm në Lojëra Olimpike “Paris 2024” appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights